Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shpërthim në “Gate Club”, nga klubi i natës japin detaje

Shpërthim në “Gate Club”, nga klubi i natës japin detaje

Një bombolë gazi ka shpërthyer të dielën në mesnatë në klubin e natës “Gate Club” në Prishtinë, ka thënë klubi në një njoftim për media.

Sipas njoftimit, shpërthimi në pjesën e jashtme të objektit ka ndodhur si rezultat i një defekti në një bombol gazi.

Bombola ishte vendosur përkohësisht pasi pjesa e jashtme e objektit ndodhej në proces renovimi, tha klubi i natës në njoftim.

Sipas deklaratës, fatmirësisht askush nuk është lënduar dhe nuk ka dëme materiale.

“Autoritetet përkatëse janë njoftuar menjëherë dhe po kryejnë verifikimet përkatëse për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm”, tha kompania në reagim.

“Gate Club” tha se puna do të vazhdojë normalisht të hënën.

Klubi i natës, i cili ndodhet në zonën industriale në Prishtinë, ishte rihapur vetëm disa ditë më parë pas një periudhe rinovimi që pasoi djegien e tij disa muaj më parë.