Një sasi lënde plasëse është hedhur në tarracën e një lokali në Velipojë. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në fshatin Rrjoll.
Raportohet se nga shpërthimi në lokalin në fjalë ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
“Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.