Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shpërthim afër qendrës së kontrollit teknik të veturave në veri

Shpërthim afër qendrës së kontrollit teknik të veturave në veri

Mbrëmë rreth orës 23:30, është dëgjuar një shpërthim në Mitrovicën e Veriut.

Dyshohet se një granatë dore është hedhur.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale për veriun, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se shpërthimi ka ndodhur afër qendrës së kontrollit teknik të veturave.

“Dyshohet për hedhje të granatës së dorës, afër qendrës së kontrollit teknik të veturave. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ai.

/TV Arbëria