Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shpërthen vullkani në Indonezi, autoritetet ngrenë alarmin në nivelin më të lartë

Shpërthen vullkani në Indonezi, autoritetet ngrenë alarmin në nivelin më të lartë

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur pas shpërthimit të vullkanit Lewotobi Laki-Laki në Indonezinë lindore. Aktiviteti i fundit i llavës në mal, i vendosur në destinacionin e njohur turistik të ishullit Flores, u regjistrua vetëm tre javë më parë. Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive ngriti alarmin në nivelin më të lartë dhe u bëri thirrje banorëve dhe turistëve të mos kryejnë aktivitete brenda shtatë kilometrave nga krateri.

Një kolonë hiri dhe llave u derdh mbi fshatrat përreth, të cilët u evakuuan. Videot e transmetuara nga media treguan vendbanime pranë vullkanit të mbuluara me hi të trashë dhe disa zona në flakë, ndërsa banorëve dhe turistëve iu kërkua të mbanin një distancë prej të paktën shtatë kilometrash nga krateri i vullkanit.

Autoritetet kanë frikë nga rreziku i përmbytjeve të shkaktuara nga shiu dhe llava, duke u bërë thirrje njerëzve të mbajnë maska ​​për të shmangur thithjen e pluhurit vullkanik.Në janar Lewotobi Laki-Laki regjistroi disa shpërthime të mëdha të cilat i shtynë autoritetet të ngrinin statusin e alarmit në nivelin më të lartë dhe të evakuonin mbi 2 mijë banorë.

 

 

Powered by WordPress