Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Shpërthen tritoli në veturën e policit në Lezhë

Shpërthen tritoli në veturën e policit në Lezhë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në një makinë në Lezhë.

Mësohet se shpërthimi dyshohet se ka qenë nga lëndë plasëse tritol, shkruan Lapsi.al.

Dyshohet se tritoli i ishte vendosur në automjetin në pronësi të një efektivi policie.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa nuk ka persona të lënduar.