Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Shpërthen bombola e gazit në shtëpi, lëndohen 13 persona në Kçiq të Mitrovicës

Shpërthen bombola e gazit në shtëpi, lëndohen 13 persona në Kçiq të Mitrovicës

Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti.