Shkruan: Afrim Kasolli
Akuza me e rëndë që kohën e fundit ndonjë herë ka hedhur ndonjë politikan kundër tjetrit, është padyshim ajo e kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, kundër kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet, Uran Ismail, duke e cilësuar këtë të fundit si të “paftyre”.
Kjo të paktën nëse i referohemi pikëpamjeve etike të mendimtarit dhe filozofit të jashtëzakonshëm francez me origjinë hebreje, Emmanuel Levinasit në tezat e tij me “Ftyrèn” .
Sipas ketij toericieni për të cilën etika duhet të jetë filozofia e parë (dhe ajo ashtu siç kishte pandehur pandehur Aristoteli se metafizka duhet ta ketë këtë këtë funksion) sepse ne këtë mënyrë pikërisht politika duhet të kontrollohet dhe kritikohet nga etika si si “meta – filozofi”.
Keshtu, kur Emmanuel Levinasi flet për fytyrën duhet ta kemi parasysh se ai nuk e ka fjalën as per ” domethënien empirike, vijat e fizionomise , por as si një metafore; permes realitetit trupor, por përtej tij, fytyra shpreh rastësine e plote te njeriut tjeter,,,, sepse fytyra ma bënë te mundur ta zbuloj njerëzoren e tjetrit, pertej gjithë roleve qe ia mund t’i luaje ne shoqëri. Fytyra e tjetrit tregon se nuk mund ta shndërrojë tjetrin në objekt”. Për me shumë vazhdon Levinasi, relacioni ndaj fytyrës është që nga fillimi etik. Fytyra eshte ajo që nuk mund te vritet, apo së paku kuptimi i së ciles permblidhet ne fjalët ” ti nuk mund të vrasèsh fare”.( Etika dhe Pafundesia, Dugagjini)
Në këtë konteskt, çdo tendence poltike për ta shpërfytyruar tjetrin publikisht, sic e kishte bërë Perparim Rama është për ta zhveshur nga keto atribute primare etike, për ta shndërruar në objekt nga pozicioni i pushtetit. Por shtrohet pyetja cila ishte arsyeja që Uran Ismali me kaq lehtësi te padurueshme është pajtuar ta pranojë këtë nënvlerësim shpërfytyrues etik dhe të rehatohet në shtratin politik të Perparim Rames?