Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shpërfillja e “trashëgimisë politike” të Hashim Thaçit nga baza elektorale e PDK-se

Shpërfillja e “trashëgimisë politike” të Hashim Thaçit nga baza elektorale e PDK-se

Shkruan: Afrim Kasolli

Shume kush keto dite eshte marre me befasine elektorale qe ka ndodhur ne Partine Demokratike të Kosovës, ku figura sikur Arian Tahiri me numer 30, Perparim Gruda me numer 15, apo Sala Jashari me numer 9, ne listen per deputete, ia dolen që të marrin vota me shumë se sa disa prej emërave te njohur te kesaj partie, qe kryesisht ishin identifikuar si shprese per reforma politike, sikur se Uran Ismaili, Artan Behrami, Vlora Citaku, Enver Hoxhaj e deri te Abelard Tahiri.

Kjo befasi eshte interpretuar si shprehje e apetiteve te bazes partiake per ndryshim dhe pakënaqësise me menyren se si eshte përfaqësuar ky subjekt politik. Madje, paradoksalisht vete ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-se tashme po shihet qarte se nuk e ka kaluar pragun e brendshëm zgjedhor per deputet ne kete mandat. Ndonese, sic dihet, nese ka dicka me te cilen eshte idenfikuar kjo parti per katër vite te opozitarizimit kane qene betejat e saj juridike dhe se keto nisma eshte e natyrshme qe ta kene pasur vulen e tij. Mirepo, sic duket deshtimi per ti shndërruar ne kauza politike keto suksese juridike iu rikthye ne bumerang. Sidoqoftë, ketu duhet pasur parasysh faktin se ne rrafshin politik asnje nisme nuk mund te kete sukses pa vullnetin kolektiv te partise. Prandaj, nese ka mungur ky i fundit atëherë nuk ka asnje individ qe mund ta kompensoje ate.

Megjithatë, ajo qe ka rene ne sy ne kete kthese, kur marrim parasysh edhe detyrimin e ish kryetarit Memli Krasniqi per te dhene dorëheqje pas dështimit ne zgjedhjet lokale mbetet fakti se te gjjtha keta persona te apostrofuar ne mase te madhe njihen si kuader politik i ish-liderit themeltar të PDK-se, Hashim Thaçi. Prandaj, fakti se sot Arian Tahiri, Përparim Gruda apo Sala Jashari, qe jane rishtare politik ne PDK marrin vota me shumë se figurat e siper cekura, shpreh edhe nje lloje shperfillje elektorale ndaj trashëgimisë se tij politike. Kjo nuk do te thote se PDK eshte kunder Hashim Thaçit. Përkundrazi. Por se tashme baza e ketij subjekti politik nuk ka besim se njerezit me te afert te tij nga “rinia” demokratike, jane adekuat per te qene figurat kryesore reprezantuese dhe mbartesit e betejave politike. Apo per me shume ata shihen se kane dështuar t’i zhvillojnë keto te fundit.