Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shpërfillja brutale e Këshillit të BE-së ndaj aplikimit të Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë

Shpërfillja brutale e Këshillit të BE-së ndaj aplikimit të Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë

Këshilli i Evropës në takimin e 17 dhjetorit me ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ka miratuar konkluzionet për procesin e zgjerimit.

Përmes kësaj vendet anëtare të BE-së kanë paraqitur pikat apo hapat që duhet të ndërmirren nga vendet që synojnë anëtarësimin në BE.

Për vendet e tjera raporti i Këshillit të BE-së, fokusohet kryesisht tek aplikimet, negociatat rreth anëtarësimit në BE e pika kyçe të tjera rreth anëtarësimit, ndërsa për Kosovën raporti fokusohet në normanilizim e raporteve me Serbinë e po ashtu përmendet edhe formimi i Asociacioni pa vonesa.

E që në një formë injorohet aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në BE.

“Këshilli përsërit se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksi për implementim, të miratuara në shkurt dhe mars 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejt që të jetë e mundur, pa parakushte, sikur edhe të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja, po ashtu edhe të gjitha obligimet ekzistuese nga dialogu”, thuhet në raportin për Kosovën.

Lidhur me këtë temë ka reaguar edhe analisti Shenoll Muharremi, i cili thotë se Kosova dje ka përjetuar një tradhëti nga BE-ja.

“Kur vjen radha e Kosovës, e cila është e listuar e fundit (pas BiH) në rajon edhe për nga renditja (që nënkupton rënditjen në procesin e anëtarësimit), aty nuk përmendet fare aplikimi! Sikur të mos kishte ekzistuar fare. Thuhet diçka tjetër: ‘Këshilli mirëpret hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës’. Procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar dekada më herët për rajonin si process”, kështu ka shkruar Shenoll Muharremi.

Sippas analistit ky “injorim” nga Këshilli I Evropës tregon se aplikimi I Kosovës nuk është në rend dite fare.

“Kjo tregon shumë; fatkeqësisht, tregon që konsiderimi dhe vlerësimi, sidomos përgjigja rreth aplikimit, nuk është në rend dite. Nuk njihet fare nga BE. “Nuk po ju shohim!” Paksa zhgënjyese për shkak se BE po shkel vetë parimet dhe traktatet e saj. Premtimet se të gjitha vendet do të trajtohen njësoj dhe në baza meritore nuk janë të vërteta. Kosova nuk po trajtohet me meritë, por si një bastard më shumë. Si shpjegohet ndryshe fakti që BE kaq pamëshirshëm ka injoruar aplikimin e Kosovës?”, ka thënë ai.

Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në BE me 15 dhjetor 2022. /TV Arbëria