Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shpend Ahmeti: Aty ka rreziqe dhe gjëra të këqija, përfshirë Asociacioni, por është koha për të ecur para

Shpend Ahmeti: Aty ka rreziqe dhe gjëra të këqija, përfshirë Asociacioni, por është koha për të ecur para

Ish-zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, që njëherë ishte pjesë e një delegacioni të Kosovës për negociatat me Serbinë, thotë se marrëveshja me bazë propozimin franko-gjerman i duket e mirë dhe se shpreson të nënshkruhet.

Duke thënë se “e ka bllokuar trurin nga propaganda”, në dy shtetet dhe nga përkrahësit dhe kritikët e Qeverisë së Kosovës, Ahmeti thotë se për të marrëveshja është e pranueshme.

“Marrëveshja është e mirë dhe shpresoj se do të nënshkruhet”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

“Vendosa të shikoj për gjata të mira, duke e lexuar atë [propozimin evropian]. Po, aty ka rreziqe dhe gjëra të këqija, përfshirë Asociacionit, por është koha për të ecur para”, ka shkruar tutje Ahmeti../TV Arbëria

Powered by WordPress