Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Shpallet fajtor ish-Kryeshefi i KPM-së, Luan Latifi për kërkim dhe marrje ryshfeti

Shpallet fajtor ish-Kryeshefi i KPM-së, Luan Latifi për kërkim dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor ish kryeshefin e KPM-së, Luan Latifi, për kërkim dhe marrje ryshfeti nga pronarët e kompanisë “TELKOS”. Ai u dënua me dy vite burgim dhe pesë mijë euro gjobë.

Në gjykatore erdhi për ta marrë verdiktin.

Ish-kryeshefi i Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi, u shpall fajtor për korrupsion, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai u dënua me dy vjet burgim dhe pesë mijë euro gjobë.

Latifi mori edhe dënim plotësues për mosushtrim të funksionit publik për një periudhë të caktuar kohore.

Latifi akuzohej se në cilësinë e kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media dhe Arben Bilalli, në cilësinë e drejtorit të Administratës dhe Financave në KPM, gjatë qershorit 2021, kishin
kërkuar dhe marrë ryshfet shumën prej 10 mijë euro nga i dëmtuari Elhami Haziri, pronar i kompanisë “TELKOS”.

Ish drejtori i Administratës së KPM-së, Arben Bilalli, kishte pranuar fajësinë në seancën fillestare, me ç’rast Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 140 ditë burgim efektiv dhe 12 mijë euro gjobë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress