Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shoqërohet në polici 16 vjeçari në Ferizaj, u kap me një revole që rezultoi jofunksionale

Shoqërohet në polici 16 vjeçari në Ferizaj, u kap me një revole që rezultoi jofunksionale

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj është vërejtur një person që posedon armë zjarri.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një revole, e cila ka rezultuar jofunksionale.

I dyshuari, 16 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa arma e mbajtur pa leje është sekuestruar.

Prokurori i shtetit ka iniciuar procedurën ligjore me dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimi i plotë:

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Më datë 25.02.2025, rreth orës 19:35, policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj është vërejtur një person i dyshuar që posedon një armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësiti patrullues ka arritur në vendngjarje, ku ka identifikuar dhe legjitimuar të dyshuarin R.I, 16 vjeç. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur një armë zjarri (revole), e cila ka rezultuar jofunksionale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa arma e mbajtur pa leje është sekuestruar.

Pas përfundimit të intervistës, rasti është referuar tek prokurori i shtetit, i cili ka iniciuar procedurën ligjore me dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.