Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim: 21-vjeçari që vdiq në Pestovë, ishte anëtar i yni

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim: 21-vjeçari që vdiq në Pestovë, ishte anëtar i yni

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se Ahmet Istrefi, anëtar i tyre, ka vdekur në vetaksidentin që ishte mbrëmë në Pestovë të Vushtrrisë.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook nga kjo shoqatë thuhet se Ahmeti ishte një pjesëtar i përkushtuar dhe me zemër të madhe, i cili kontribuoi me përkushtim në shërbim të komunitetit tonë.

“Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura në kohë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Ahmetin. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të papritur të Ahmet Istrefit (20.06.2003), anëtar i Shoqatës për Kërkim Shpëtim, i cili humbi jetën mbrëmë në një vetaksident. Ahmeti ishte një pjesëtar i përkushtuar dhe me zemër të madhe, i cili kontribuoi me përkushtim në shërbim të komunitetit tonë.

Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura në kohë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Ahmetin. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!

Powered by WordPress