Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shoqata Intelektuale “Isniqi” reagon ndaj rrafshimit të tre varreve të të parëve të Isniqit

Shoqata Intelektuale “Isniqi” reagon ndaj rrafshimit të tre varreve të të parëve të Isniqit

Shoqata Intelektuale “Isniqi” nga Isniqi ka reaguar ashpër ndaj rrafshimit dhe largimit të tre varreve të të parëve të Isniqit në varrezat e Ibërdemajve, të cilat u përkisnin të ndjerëve Canë Leka, Nikë Leka dhe Prekë Leka.

Përmes një deklarate publike, shoqata e ka cilësuar këtë veprim si një cenim të rëndë të kujtesës historike, dinjitetit të të parëve dhe trashëgimisë kulturore e shpirtërore të Isniqit. Sipas saj, varret përfaqësojnë dëshmi të identitetit dhe vazhdimësisë së komunitetit ndër breza, ndërsa fakti që ato i përkisnin besimit katolik e bën edhe më të domosdoshëm trajtimin e tyre me respekt të veçantë.

Shoqata vlerëson se rrafshimi i varreve pa transparencë dhe pa konsultim me familjarët e komunitetin është i papranueshëm dhe krijon një precedent të rrezikshëm për trashëgiminë historike e fetare të Isniqit.