Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shoqata e Gurëthyesve: Një sasi shumë e madhe e zhavorrit vjen nga Serbia

Shoqata e Gurëthyesve: Një sasi shumë e madhe e zhavorrit vjen nga Serbia

Gëzon Berisha, udhëheqës i Shoqatës së Gurëthyesve ka folur për problemet e shoqatës dhe kompanive të gurëthyesve në vend.

Sipas Berishës nuk ka harmonizim ndërinstitucional të ligjeve. Ai thotë se ligjet që prekin këtë sektor bien ndesh me njëra-tjetrën.

“Ne si sektor i gurorave, i gurëthyesve kemi shumë probleme që nuk dimë as nga t’ia fillojmë. Duke filluar nga ligjet që nuk kanë harmonizim ndërinstitucional, për shembull KPMM-ja ka ligje në vete, Agjencioni Pyjor ka ligje në vete, Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit ka ligje ne vete dhe këto ligje kanë rënë ndesh me njëri-tjetrin ku neve na kanë krijuar shumë telashe. Telashet nuk janë nga sot, por vetëm janë vështirësuar me kalimin e kohës”, u shpreh Berisha.

Berisha ka shtuar se për shkak të mungesës së bordit, qindra kërkesa të operatorëve për rilicencim kanë mbetur pa u shqyrtuar.

Teksa thotë se 30 % e zhavorrit vjen kryesisht nga Serbia.

“Ne sot e dimë që një sasi shumë e madhe e zhavorrit hynë prej Serbisë”, deklaroi Berisha në Klan Kosova.