Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Shoqata austriake “Allianz für Kinder”, do të kryej kontrolla falas për fëmijë

Shoqata austriake “Allianz für Kinder”, do të kryej kontrolla falas për fëmijë

Shoqata austriake “Allianz für Kinder”, e cila merret me shëndetin e fëmijëve, do të kryej kontrolla për fëmijë prej moshës 0-13 vjeç.

Këto vizita do të realizohen të Shtunën më 15 Prill 2023, në shtëpinë e Shëndetit në Fushë Kosovë, Rr. Xhemajl Mustafa, shtëpia e re e shëndetit, me fillim nga ora 13:00.

Ndër të tjera “Allianz für Kinder”, do të kryej vizita specialistike që kanë të bëjnë me anomalit dhe problemet në zemër, problemet urologjike, ortopedike si dhe problemet kirurgjike.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Rrahim Jupolli

Postimi i tij i plotë:
Shoqata austriake Allianz für Kinder do te bej ekzaminimin dhe kontrolla per femije nga mosha 0-13 vjeç te Shtunen me dt: 15.04.2023 ne Shtepin e Shendetit ne Fushe Kosove Rr. Xhemajl Mustafa (Shtepia e re e shendetit) duke filluar nga ora 13:00!
Anomalit dhe problemet ne zemer,urologjike, ortopedike dhe kirurgjike jane rastet te cilat i kontrollojm! Rastet tjera si p.sh semundjet shpirterore ose me ngecje ne zhvillim dhe paralizat e ndryshme nuk i kontrollojm!
Info ne tel.044801900
Allianz für Kinder!
/TV Arbëria

 

Powered by WordPress