Kadri Veseli dhe Hashim Thaqi na premtuan për mjekimin e Gradicës.
Ndërroi jetë veterani i dalluar i UÇK-së, Alush Gradica, shtëpia e të cilit, në fshatin Vlahen, ishte shndërruar në shtab të UÇK-së pas vitit 1996.
Në ceremoninë lamtumirëse nuk mori pjesë asnjëri mga komandantët e njohur të UÇK-së, me të cilët kishte bashkëvepruar në rrethana më kritike të kohës, i ndjeri, Gradica.
E kjo e zemëroi njërin nga mbështetësit e respektuar të luftës së UÇK- së, veteranin Sokol Poga.
“Megjithëse i kemi thirrë ata që e njohën nga Kosova, ata sot nuk po i shoh të pranishëm në këtë ceremoni”, tha ai.
Që prej rënies së Luan Haradinajt, veterani Gradica kishte nevojë për trajtim mjekësor, gjë që nuk e gëzoi deri sa e dha frymën e fundit.
Si familjar i Alush Gradicës, Sokol Poga, e çmoi me fjalët më të mira të ndjerin, duke theksuar edhe mungesën e mjekimit nga ana e shtetit.
“Ishte njeri sekret, i palodhur, i dashur. Vdekja e tij na ka shkaktuar një dhimbje të madhe, sepse ka vuajtur. Me rënien e Luanit, Alushi pësoi një traumë psiqike dhe nuk e mori veten asnjëherë, tha ai.
Duke potencuar se as shteti shqiptar, që është shumë mbrapa, por as shteti i Kosovës, nuk iu gjet këtij njeriu për ta mjekuar”.
Video e plotë:
/TV Arbëria