Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shoku i sekserit të rezervave shtetërore i sulmoi gjyqtarët e Kushtetueses me spekulime brutale

Shoku i sekserit të rezervave shtetërore i sulmoi gjyqtarët e Kushtetueses me spekulime brutale

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Demokracitë vdesin jo vetëm nga grushtetet apo uzurpimet e dhunshme te pushtetit, por edhe kur ata që i kane fituar zgjedhjet e sulmojnë rendin legal dhe kushtetues të vendit nën emrin e drejtësisë popullore.

Nje shembull tipik i kësaj mendësie mund te merret qasja e zv kryeministrit Besnik Bislimi.

Ky shok i sekserit të aferës se rezervave shteterore, sot i paska sulmuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa asnjë fakt dhe me spekulime brutale, për korrupsion dhe jo kredibilitet.

Kuptohet, sulme te tilla ndaj gardianit te Kushtetutës, ky pushtet i bënë me qëllim që ta maskoje dhe mbulojë paaftësinë profesioanale për propanden e tij për gjoja reformat e premtuara në drejtësi.

Kurse tashme ai jep vetës edhe të drejtën se cilat vendime të institucioneve juridike duhet zbatuar e cilat duhet interpretuar e moszbatuar.

Sepse për këtë ka vendosur populli. Një precedent ky i paparë në historinë shtetit të Kosovës.

Për me tepër doktrina të tilla, të cilat pushtetin e lëvizjes dhe një konfiguracion momental politik e shpallin si vullnet suprem, fqinjërojnë me frymën e mentalitetit primordial të fazhizmit.

Themes by WordPress