Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shoferi i njërës veturë humbi kontrollin, Policia jep detaje të reja rreth aksidentit tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime

Shoferi i njërës veturë humbi kontrollin, Policia jep detaje të reja rreth aksidentit tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime

Mbrëmë në rrugën Ferizaj-Shtime ka ndodhur një aksident fatal me katër viktima. Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje shtesë se si ka ardhur deri te aksidenti.

Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt. Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj shtetas të Kosovës janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull shtetas i Kosovës,  ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e sotëm të policisë. ./TV Arbëria