Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shoferët bëhen gati për sezonin dimëror

Shoferët bëhen gati për sezonin dimëror

Nga 15 nëntori, për shoferët e veturave fillon sezoni dimëror. E të mërkurën, 100 shoferë erdhën në një punëtori për t’i zëvendësuar gomat e sezonit veror me atë dimëror. Sipas menaxherit të pikës interesimi është shumë i madh. Thirrjen për përgatitjen e pajisjeve dimërorë e ka përsëritur edhe Policia e Kosovës.

Me anë të këtyre mjeteve po i largon gomat e verës.

E në zëvendësim të tyre, këta punëtorë po i pajisin shoferët me goma të sezonit dimëror për veturat e tyre.

Madje, disa prej tyre edhe po presin për shkak të interesimit të shtuar.

Menaxheri i kësaj pike në Fushë Kosovë, Sedat Abdullahu po thotë se shumë qytetarë kanë ardhur t’i ndërrojnë gomat.

E qytetari Rami Kurtishi thotë se vendosja e gomave të dimrit është esenciale për shoferët e veturave.

Gjatë ditës edhe Policia e Kosovës ka bërë thirrje që të gjithë shoferët të përgatiten me pajisjet e sezonit dimëror.

E këto mjete kërkohet që të jenë nga 15 nëntori deri më 15 mars.

Powered by WordPress