Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Shkyçjet masive, reagon Lidhja e Bizneseve: Të shkarkohet bordi i ZRRE-së

Shkyçjet masive, reagon Lidhja e Bizneseve: Të shkarkohet bordi i ZRRE-së

Lidhja e Bizneseve ka reaguar pasi KEDS-i ndërmori një aksion të gjerë të shkyçjeve masive për bizneset që ende s’kanë lidhur marrëveshje me furnizues të licencuar të ZRrE-së.

Lidhja e Bizneseve vlerëson se veprime të tilla, të cilat i ka quajtur të ngutshme dhe të papërgjegjshme, tregojnë se ky bord ka humbur fokusin në interesin publik, duke dërguar mesazhin se mbron interesa individuale dhe duke rrezikuar drejtpërdrejt ekonominë e vendit.

LBK ka kërkuar formimin e institucioneve dhe shkarkimin e bordit të ZRrE-së.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës i bën thirrje spektrit politik të formojë sa më shpejt institucionet, të shkarkojë bordin e ZRRE-së dhe të ndalojë menjëherë këto veprime që po dëmtojnë rëndë ekonominë e vendit.”, thuhet në një reagim.