Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shkurte Fejza për prezencën e Osmanit: Emocion i veçantë

Shkurte Fejza për prezencën e Osmanit: Emocion i veçantë

Të dielën [8 qershor] është mbajtur koncerti i Shkurte Fejza për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe për të shënuar edhe 50-vjetorin e krijimtarisë artistike

E me rastin e 50-vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës, presidentja, Vjosa Osmani ka shkruar se zëri i artistes jehon në trojet shqiptare, tash e gjysmë shekulli.

“Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë”, ka shkruar Osmani.

E pjesëmarrjen e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, artistja e mirënjohur Shkurte Fejza Behluli ka thënë se ka ndjerë emocion të veçantë dhe mirënjohje të thellë ndaj prezencës së saj duke shtuar se ishte nder i veçantë që Osmani ka qenë pjesë e koncertit jubilar të saj.

“E kam shume afër zemrës të shoh femrën shqiptare të lartësuar dhe të fuqizuar, në pozita vendimmarrëse. Roli juaj si Presidente e Kosovës na nderon të gjithëve dhe është një ëndërr e jona e bërë realitet, duke shërbyer si një inspirim i madh për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare”, ka shkruar Fejza.

“Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë! Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë,” shkruan e para vendit në Facebook. /RTV Dukagjini