Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkumbin Kajtazi: Bypass-i i Vushtrrisë u përurua disa herë, kostoja u trefishua

Shkumbin Kajtazi: Bypass-i i Vushtrrisë u përurua disa herë, kostoja u trefishua

Që disa herë është përuruar bypass-i i Vushtrri dhe një pjesë e magjistrales, projekt që ka kushtuar rreth 25 milionë euro për vetëm 9 kilometra, pas ndryshimeve që bëri Qeveria në tender dhe kompani.

Sipas reagimit të Shkumbin Kajtazit, nga 11 milionë euro sa ishte planifikuar fillimisht me tenderin e vjetër për këtë segment, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti e ka rritur vlerën në 25 milionë euro, duke ia dhënë kontratën kompanisë “Eskavatori”.

Ai thekson se përveç përurimeve të shumta të një segmenti të vetëm rruge, ka mungesë diskutimi publik për koston e rritur ndjeshëm të projektit.

Megjithatë, Kajtazi pranon se rruga përbën një lehtësim për qytetarët që e përdorin atë. Por, sipas tij, kjo ndërhyrje nuk prek asnjë pjesë të territorit të Mitrovica, duke lënë pa ndikim të madh banorët e kësaj komune.

Ai shton se kolonat e trafikut nga Nadakoci në hyrje të Vushtrrisë tashmë janë zhvendosur drejt Smrekonicës në dalje dhe Kçiqit në hyrje të Mitrovicës.

Në fund, Kajtazi vlerëson se vazhdimi i punimeve në magjistrale nuk duket afër përfundimit, çka nënkupton se qytetarët do të vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në trafik edhe për vite me radhë.