Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkumbin Demaliaj njofton se nuk do të jetë kandidat për deputet, por kërkon mbështetjen për Haradinajn

Shkumbin Demaliaj njofton se nuk do të jetë kandidat për deputet, por kërkon mbështetjen për Haradinajn

Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka njoftuar se nuk do të garojë për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Demaliaj ka bërë të ditur se vendimi i tij vjen nga një vlerësim personal.

Ai ka njoftuar se në zgjedhjet qendrore ta mbështesë Ramush Haradinajn dhe ka kërkuar gjithashtu nga përkrahësit e tij ta bëjnë të njëjtën.