Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkuan pak ditë më parë në Shëngjin, emigrantët kthehen sërish në Itali

Shkuan pak ditë më parë në Shëngjin, emigrantët kthehen sërish në Itali

Kthehen për në Itali emigrantët që arritën pak ditë më parë në Shëngjin, të cilët do të qëndronin në kampet e ngritura për refugjatët, pas marrëveshjes Rama-Meloni.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Romë kanë pezulluar ndalimin e 43 emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti të dërguar në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, duke e referuar çështjen sipas vendimit të radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta, shkruan A2 CNN.

Sipas mediave italiane, janë refuzuar të gjitha kërkesat për azil, të emigrantëve që kanë mbetur në Gjadër, përveç njërit. Gjykata e Apelit të Romës pezulloi kështu vendimin e vlefshmërisë së ndalimit të 43 emigrantëve të sjellë të premten e kaluar në Shqipëri.

Sipas ACNN, gjykata gjithashtu ia referon rastin Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.