Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Shkuan në stërvitje të dehur”, Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës për të mbrojtur Messin

“Shkuan në stërvitje të dehur”, Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës për të mbrojtur Messin

Gjatë kohës që drejtonte klubin katalanas, Pep Guardiola raportohet se ka shitur dy yje të Barcelonës pasi ata dolën në stërvitje të dehur në një lëvizje për të mbrojtur Lionel Messin.

Ardhja e Messit në ekipin e parë të Barcelonës jo vetëm që u bë një katalizator i suksesit të klubit, por gjithashtu bëri që gjigantët katalanas të ndryshojnë kulturën e klubit jashtë fushës.

Ish-ylli i Barcelonës, Alexander Hleb, dikur pretendoi se Ronaldinho dhe Deco ishin dy viktimat e ndryshimit të perspektivës së klubit, raporton Sport Bible.

“Ronaldinho dhe Deco erdhën në stërvitje të dehur. Kjo është arsyeja pse Ronaldinho dhe Deco u shitën në vitin 2008. Sepse kishin frikë se do të rrëzonin Lionel Messin”, tha Hleb.

Deco dhe Ronaldinho kishin qenë të dy yje te Barcelona.

Deco shënuai 20 gola dhe duke asistoi 45 gola të tjerë gjatë kohës së tij në klub.

Në anën tjetër, Ronaldinho fitoi Topin e Artë, shënoi 94 gola dhe siguroi 71 asistime gjatë një periudhe ikonike te Barça.

Hleb shpjegoi se ai nuk deshi asnjëherë që të bëhet pjesë e Barcelonës, klub në të cilin bëri 36 paraqitje gjatë katër viteve sa ishte pjesë e klubit.

Ai tha se dëshira e tij në të vërtetë ishte që t’i bashkohej Bayern Munichut.

“Fillimisht nuk doja që të shkoja tek Barcelona. Unë doja që të shkoja tek Bayerni ose të qëndroja tek Arsenali, por agjentët e mi më thanë se Guardiola ishte ai që ka telefonuar”, është shprehur Hleb.