Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, deklaroi se edhe vet opozita nuk e beson që do të fitojnë në zgjedhjet e muajit shkurt.
“Këta edhe vetë nuk e besojnë, sepse po të kishin pasur besim që fitojnë, do të na kishin votuar të paktën këtë pjesën e kredive, por qëllimi i tyre është që me mosvotim të na pengojnë në qeverisjen tonë, siç kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohë, duke mos i votuar marrëveshjet, duke i çuar ligjet në Gjykatë Kushtetuese, etj.”, deklaroi Shkreta
Sipas tij, opozita me këto pengesa që po i bëjnë qeverisë, “po kanë rrëshqitje se po na pengojnë neve që në 2025 t’i realizojmë synimet dhe projektet tona”.