Ka shkuar në 47 numri i trupave të zhvarrosur nga policia keniane pranë qytetit bregdetar të Malindi, derisa po hetojnë një predikues që thuhet se u ka thënë ndjekësve të vdisnin nga uria.
Fëmijë të vdekur ishin mesin e atyre që u zhvarrosën dhe policia tha se priste të gjente edhe më shumë trupa.
Varret e cekëta ishin në pyllin Shakahola, ku 15 anëtarë të Kishës Ndërkombëtare të Lajmeve të Mira u shpëtuan javën e kaluar.
Predikuesi, Paul Mackenzie Nthenge është në paraburgim, në pritje të paraqitjes në gjykatë, shkruan Euronews.
Një nga varret besohet se përmban trupat e pesë anëtarëve të së njëjtës familje, tre fëmijëve dhe prindërve të tyre.
Mackenzie e ka mohuar akuzën, në të cilën thuhet se ai u ka thënë ndjekësve të vdisnin nga uria në mënyrë që të “takonin Jezusin”.
Ndryshe, predikuesit, Paul Mackenzie Nthenge i është refuzuar edhe lirimi me kusht.
/TV Arbëria