Për sigurinë në shkollat e Prishtinës, por edhe për të disa të qyteteve të tjera është realizuar një anketë nga Zyra kombëtare e Auditimit.
Të dhënat që nxori anketa treguan se 33% e nxënësve ndihen të pasigurt në objekte shkollore.
Anketa përfshiu 711 nxënës të tri komunave:Prishtinë, Gjakovë e Ferizaj
Sipas raportit, ata kanë përjetuar dhunë ose bullizëm, ndërsa 15 për qind nuk ndihen të lirë të raportojnë problemet.
ZKA rekomandon krijimin e politikave dhe mekanizmave funksionalë për rritjen e sigurisë në shkolla.
Të dhënat e raportit janë mbledhur gjatë periudhës 2022–2025