Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shkollat e Kamenicës pajisen me vegla muzikore

Shkollat e Kamenicës pajisen me vegla muzikore

Komuna e Kamenicës i ka pajisur shkollat me kabinete të veçanta të muzikës. Kryetari i kësja komune, Kadri Rahimaj, ka thënë se secili nxënës tash ka mundësinë që profesionalisht të përgatitet në këtë pjesë.

“Secili nxënës i apasionuar pas instrumenteve muzikore, tashmë ka mundësinë që profesionalisht të përgatitet në këtë pjesë. Pas kabineteve të shkencave, sportit, e informatikës, shkollat në Kamenicë janë pajisur edhe me veglat muzikore të brendeve më cilësore, në mënyrë që të kenë edhe kabinete të veçanta në këtë fushë”, ka thënë ai, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas njoftimit, ndër të tjera, Rahimaj ka thënë se është duke u punuar në secilën shkollë të Kamenicës, në mënyrë që infrastruktura, kushtet dhe cilësia të rritet.