Gjatë kësaj periudhe, janë instaluar dhe riparuar sisteme të reja ngrohjeje në shkollat “Mihal Grameno”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Lismiri”, “Daut Bogujevci” dhe “Vëllezërit Frashëri”, duke siguruar kushte më të mira për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Komuna ka publikuar një video ku tregohet ambienti i përmirësuar mësimor, ndërsa nxënësit tashmë vijojnë mësimin në kushte më të sigurta dhe komode.

Autoritetet komunale bëjnë me dije se arsimi mbetet prioritet kryesor dhe do të vazhdojnë angazhimet për përmirësimin e kushteve në të gjitha institucionet arsimore.