Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë ngre alarmin, një veturë e zezë po i mashtron fëmijët – Flet drejtori i shkollës

Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë ngre alarmin, një veturë e zezë po i mashtron fëmijët – Flet drejtori i shkollës

Në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, është paraqitur gazetarja Arianita Hoti nga shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë, nga ku ka treguar se gjatë ditës së djeshme drejtoi i kësaj shkolle ka lajmëruar prindërit se një veturë e dyshimtë po i mashtron fëmijët.

Tutje në këtë lidhje, ka folur edhe drejtori i kësaj shkolle Visar Osmani, ku është shprehur se ky njoftim ka ardhur pas diskutimeve me prindërit, por ai ka thënë se kjo shkollë mbetët më e sigurta.

“Ky njoftim është zyrtar vetëm në një grup me prindërit edhe se kjo situatë nuk është që të bëhet edhe shumë e madhe, mirëpo në shkollën tonë nuk mund të futet askush pasi që veturat nuk mund te futen. Kjo si informatë ka ardhur nga prindërit edhe na këtë e kemi diskutuar me te gjithë edhe që mos të kenë kontakt fëmijët me ta pasi që është rrezik por diçka ma shumë jo”, është shprehur Osmani.