Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Shkoi për të rregulluar makinën, zyrtari policor sulmohet nga pesë persona në Pejë

Shkoi për të rregulluar makinën, zyrtari policor sulmohet nga pesë persona në Pejë

Një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare është ballafaquar me një situatë jo të lehtë në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes.

Tutje sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë.

Po ashtu i njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa katër të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.