Një person në Gjilan është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, i njëjti pasi kishte shkuar në një qendër votimit pas mbylljes së saj.
Derisa thuhet se personi në fjalë nuk i kishte përfillë urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u larguar dhe ka tentuar ta sulmojë një prej tyre.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në qendër votimi edhe pse qendra ishte mbyllur dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu larguar duke tentuar të sulmoj zyrtarin policor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./TV Arbëria./