Nga Afrim Haliti
Për sa kohë që mendoni se problemi është Albini si individ, do të mbeteni robër të iluzionit. Sepse problemi kryesor nuk është një Albin por turma e çmendur që vazhdon ta shohë atë si shpëtimtar.
Problemi nuk është individi Albin por populli që refuzon të mendojë dhe që verbërinë e vet e shndërron në legjitimitet për çdo mashtrim politik.
Një shoqëri e mençur nuk pyet cili udhëheqës shkoi apo nuk shkoi në gjykatë por pse një udhëheqës duhet të shkojë në gjykatë. Një popull i pjekur nuk e shndërron liderin në idhull por e sheh si shërbëtor të vet. Ndërsa ne, duke kërku fajtorin si zakonisht gjithmonë jashtë vetes ngelim në rrethin e njëjtë, pra një popull budallë që prodhon liderë që ia pasqyrojnë budallallëkun.
Prandaj, Albini nuk është problemi. Ai është vetëm pasqyra. Problemi jemi ne.