Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkodran Tolaj ngre shqetësimin për mbiemrat: “-viç, -ovski e -is edhe sot?! Seriozisht?!”

Shkodran Tolaj ngre shqetësimin për mbiemrat: “-viç, -ovski e -is edhe sot?! Seriozisht?!”

Artisti dhe aktivisti Shkodran Tolaj ka ngritur një shqetësim lidhur me përdorimin e prapashtesave “-viç”, “-ovski” dhe “-is” në mbiemrat e shqiptarëve, duke vlerësuar se këto forma nuk duhet të ruhen edhe sot, kur qytetarët kanë mundësi t’i përdorin mbiemrat në formën e tyre shqiptare.

Tolaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka shtruar pyetjen se pse shqiptarët vazhdojnë t’i mbajnë këto prapashtesa, sidomos në platformat sociale, ku sipas tij nuk ekziston ndonjë detyrim për një gjë të tillë.

“Për dokumentet mund të ketë procedura, por në Facebook e Instagram askush nuk ta kërkon -viçin, -ovskin apo -isin!”, ka shkruar Tolaj.

Ai ka theksuar se, nëse këto prapashtesa janë përdorur apo vendosur në periudha të caktuara nga administrata të tjera, nuk ka arsye që ato të vazhdojnë të ruhen edhe sot.

“Nëse këto prapashtesa na janë vendosur dikur nga rrethana e administrata të tjera, pse duhet t’i ruajmë vetë edhe sot, kur kemi mundësi t’i kthejmë mbiemrat në formën e tyre shqiptare?”, ka deklaruar ai.

Në fund, Tolaj ka thënë se emri dhe mbiemri janë pjesë e rëndësishme e identitetit, duke shtuar se atë që dikur mund t’ua kenë imponuar të tjerët, shqiptarët sot nuk kanë pse t’ia imponojnë vetes.