Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkëmbinj të zinj misterioz bien nga qielli gjatë stuhisë me rrufe

Shkëmbinj të zinj misterioz bien nga qielli gjatë stuhisë me rrufe

Disa objektet misterioze të zeza ranë nga qielli gjatë një stuhie me rrufe në Tajlandë duke i lënë të hutuar banorët vendas. Ata thonë se objektet e çuditshme u kanë rritur energjinë dhe shëndetin mendor dhe duken të bindur për këtë.

Një çift zbuloi sendet e çuditshme që ata besonin se ishin nga hapësira e jashtme duke u përplasur në kopshtin e tyre në Phatthalung, pranë kufirit me Malajzinë.

Burri Wichet Siriphuwadon tha se ai dhe gruaja e tij Maneerat besojnë se shkëmbinjtë kanë përmirësuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Ata thanë se gjetën shkëmbinjtë e panjohur të zinj me shkëlqim të madhësive të ndryshme, që peshonin mbi 44 lbs (20 kg) në plantacionin e tyre të palmave.

Wichet tha: Kishte shi shumë të fortë dhe rrufe rreth orës 2 të mëngjesit të asaj dite, duke shkaktuar një zjarr jashtë.

“Në mëngjes kishte pemë të rrëzuar dhe shenja djegie në tokë. Shkova te gropa që digjej dhe kishte tym, kështu që e mbulova me dhe”.