![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka reaguar rreth 35-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai theksoi se kjo parti ka vënë themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe ka kontribuar në lirinë dhe demokracinë e vendit.
Manaj nënvizoi se LDK-ja, nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, ruajtjen e demokracisë dhe zhvillimin e ekonomisë, me fokus në integrimin e Kosovës në NATO dhe BE.Ai shprehu mirënjohje për të gjithë veprimtarët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)