Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shkëlzen Gashi-Drejtorit të Urbanizmit: Nuk the kurrgjo për plan zhvillimor

Shkëlzen Gashi-Drejtorit të Urbanizmit: Nuk the kurrgjo për plan zhvillimor

Arber Sadiki, drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, pati replika nga analisti Shkëlzen Gashi, teksa po shpjegonte planin zhvillimor të kryeqytetit.

“Nuk më the kurgjë, kurgjë s’me ke thënë. Merri qito fusha që paske bo përmbajtje jo vetëm për urbanizmin, por edhe për shendetësinë edhe për ekonominë e bujqesinë, veç nga një send kallxoma shpejt”, i tha Gashi – Sadikit në Pressing në T7.

“Për secilin sektor drejtoria përkatëse e ka bë analizën e sektorit të vet edhe i ka sjellë kërkesat dhe idenë se si mendon ai që duhet me vazhdu”, ia ktheu Sadiki.

“Tregoma drejtorinë tënde”, i tha Gashi atij.

“Drejtoria jonë, kryesorja për ta projektuar një qytet është demografia, ne i kemi zgjedh një plan që ka qenë i bazuar nga censuzi i fundit prej 200 mijë banor, dhe në bazë të numrave kemi fillu me mendu qytetin për 300 mijë banorë sipas të gjeturave që ne i kemi dhe ajo e ka ndryshu mënyrën se si mundesh me parapa zhvillimin hapësinor të qytetit..”, shpjegoi Sadiki.