Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkëlzen Dakaj me reagim ndaj Xhafer Tahirit nga LDK-ja: Shihemi në gjyq, avokat i lodhur

Shkëlzen Dakaj me reagim ndaj Xhafer Tahirit nga LDK-ja: Shihemi në gjyq, avokat i lodhur

Gazetari Shkëlzen Dakaj përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Vushtrri. Dakaj pretendon se Xhafer Tahiri e ka thirrur duke i kërkuar të heqë lajmin e publikuar nga Infokus, që lidhet me vjedhjen e votave.

Dakaj ka deklaruar se lidhur me rastin që është raportuar edhe nga mediat në fjalë për keqpërdorim në procesin e numërimit të votave, tashmë kanë nisur hetimet, pasi komisioneri i LDK-së u denoncua me emër dhe mbiemër për vjedhje votash dhe për ushtrim presioni për t’i shtuar votat Xhafer Tahirit.

Dakaj ka shkruar se personi në fjalë, Xhafer Tahiri, e ka telefonuar për të kërkuar heqjen e shkrimit të publikuar.

Postimi i tij i plotë:

Xhafer Tahiri është njëfarë dallaverxhie i njohur i LDK-së.

I paska djegur fort ky shkrim që u publikua në Infokus, ku njerëzit e tij tashmë i kanë denoncuar në Prokurori dhe në PZAP për keqpërdorim në procesin e numërimit të votave.

Shkurt e shqip, e kanë denoncuar me emër e mbiemër Betim Grabanicën, që ka vjedhur vota e ka bërë presion për t’ia shtuar votat Xhafer Tahirit. Për këtë ka fakte në Prokurori dhe PZAP.

E Xhafer zeza, duke menduar se i dhez me ato strategjitë e lodhta, më thirri në telefon për ta hequr shkrimin.

Një herë në rolin e servilit, u anku e u viktimizu, por kur e pa se nuk i funksion, filloi me kërcënime me padi.

Madje edhe me akuza të rënda, duke thënë se ju ka paguar “filan deputetja” e LDK-së. E për këtë spekulim e shantazh që ma bëri përmes telefonit të martën, e angazhojmë avokatin për një padi.

Mu kujtu shkrimi kur e patem publiku kur u zënë duke kopjuar në provimin e jurisprudencës.

Turpi i botës! Ka qenë asistent, politikan e kryetar komune, e u zë duke vjedhur në provim.

E mos të flasim për plot allashvereshe e maskarallëqe të tij, të cilat i gjeni me një kërkim të thjeshtë në Google.

Shihemi në gjyq, avokat i lodhur.

Ne i kemi dëshmitë dhe ato do t’i shohësh javën tjetër, kur të shkon në burg ai manipuluesi që mundohet të ndryshon vullnetin e qytetarëve për të vjedhur vota për ty. Në këtë rast, organet e drejtësisë besoj do të duhej të merren edhe me ty.

Përndryshe, qytetarët e Vushtrrisë, duke të njohur ty, besoj se ia kanë dhënë përgjigjen e duhur LDK-së, duke e renditur të tretën me vetëm 3,793 vota (11.25%).

Llogariteni vetë tash: VV i ka 17,725 vota, PDK me 8,681 vota, ndërsa ky llaskuci organizon njerëz për t’ia vjedhur votat kandidatëve të partisë së tij. /TV Arbëria