Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkaktoi aksidentin ku vdiq 17-vjeçari, Prokuroria në Fier çon në gjyq italianin

Shkaktoi aksidentin ku vdiq 17-vjeçari, Prokuroria në Fier çon në gjyq italianin

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq shtetasin italian i cili 2 muaj më parë shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbi jetën një i mitur dhe u plagosën 2 persona të tjerë.

Shtetasi M.G akuzohet për 2 vepra penale: ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’.

“Nga hetimet i kryer mbi procedimin penal nr.1207, datë 10.08.2025, në bashkëpunim me policinë gjyqësore u arrit të provohet se, në datë 08.08.2025, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Fier- Levan, automjeti me targa të huaja, i drejtuar nga i pandehuri M.D., u përfshi në një aksident rrugor me automjetin tip “Mercedes Benz” të drejtuar nga shtetasi E.SH.

Automjeti që drejtohej nga i pandehuri M.D., është larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur përgjegjësisë administrative dhe asaj penale. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, ka humbur jetën shtetasi i mitur E.Sh, është plagosur rëndë shtetasi F.T., si dhe janë plagosur lehtë shtetasi i mitur K.D dhe drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga i pandehuri M.D. janë vlerësuar se kanë qenë determinante në ardhjen e pasojave”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./EuronewsAlbania/