Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkaktoi aksident dhe iku, identifikohet dhe arrestohet i dyshuari

Shkaktoi aksident dhe iku, identifikohet dhe arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar e ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin që shkaktoi aksident trafiku me dëme materiale dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Sipas njoftimit, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor Mitrovicë Veri, ka arritur të identifikojë personin dhe automjetin e përfshirë në aksidentin e datës 17.02.2025 në mes dy veturave, i cili kishte ndodhur në rrugën Nacional Mitrovicë-Jarinje më saktësisht në fshatin Dren, pas shkaktimit të aksidentit drejtuesi i dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pas hetimeve dhe verifikimeve profesionale të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar i dyshuari D.V., i lindur në vitin 1972 i cili është intervistuar në lidhje me aksidentin dhe largimin nga vendi i ngjarjes. Rasti është proceduar sipas procedurës së rregullt dhe i njëjti është dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje. Gjatë verifikimit në bazën e të dhënave të Policisë, është konstatuar se i dyshuari ka qenë duke drejtuar automjetin nën masën e shqiptuar për ndalimin e ngasjes së automjeteve. Për këtë arsye, ndaj tij është shqiptuar kundërvajtje sipas Ligjit të Trafikut Rrugor”, thuhet tutje.