Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kishte shprehur më herët kritika ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, pas dënimit të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vjet burgim.
Në reagimin e saj pas vendimit, Shiroka-Pula kishte thënë se rasti duhet të shërbente si shtysë për reflektim jo vetëm mbi verdiktin, por edhe mbi natyrën, mandatin dhe mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara.
“Vendimi i fundit ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na obligon të reflektojmë jo vetëm mbi verdiktin gjyqësor, por edhe mbi vetë natyrën, mandatin dhe mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara”, kishte shkruar ajo.
Shiroka-Pula kishte theksuar se drejtësia duhet të perceptohet si e barabartë, gjithëpërfshirëse dhe e paanshme, duke shprehur shqetësimin se trajtimi i periudhave të ndjeshme historike mund të krijojë perceptim të drejtësisë selektive.