Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shihni si u prit Putini në Korenë e Veriut

Shihni si u prit Putini në Korenë e Veriut

Turmat e përshëndetën me ovacion presidentin rus, Vladimir Putin gjatë pritjes në Phenian, ku udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shprehu “mbështetje të plotë” për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe premtoi lidhje më të forta strategjike me Moskën.

Putin u takua me Kim Jong Un në një takim të rrallë që synon forcimin e partneritetit për ta kundërshtuar presionin dhe sanksionet e SHBA-së. Një roje nderi, duke përfshirë ushtarë dhe një turmë civilësh u mblodhën në sheshin përgjatë lumit Taedong, i cili përshkon kryeqytetin.

Skenat përfshijnë fëmijë që mbajnë tullumbace dhe portrete gjigante të dy udhëheqësve me flamuj kombëtarë në Sallën e Madhe të Popullit. Kim dhe Putin shkuan më pas në Pallatin Kumsusan për bisedime.