Ministria e Shëndetësisë ka informuar sot se është shfuqizuar vendimi, me të cilin është miratuar lista e re e barnave esenciale.
Sipas ministries, arsyeja e shfuqizimit është bërë për shkaqe teknike dhe se vendimi do t’i paraprijë edhe një tryeze të diskutimit publik.
“Ju njoftojmë se shfuqizohet Vendimi me Nr. 05-1798 me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale. Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqeria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private etj.”, ka informuar MSh.
/TV Arbëria