Sot, në Shfmu “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup të Malishevës, u mbajt aktiviteti me moto “Stop Bullizmit”.
Nxënësit përmes aktrimeve dhe prezantimeve sollën mesazhin e fuqishëm: “Të gjithë jemi të barabartë”, duke sensibilizuar komunitetin shkollor për rëndësinë e respektit dhe bashkëpunimit.
“Falenderojmë nxënësit, mësimdhënësit, për organizimin e këtij aktiviteti. Po ashtu falënderojmë pjestarët e Policisë së Kosovës, që iu përgjigjën ftesës”, shkruhet në postimin e shkollës.