Vetura e parë shqiptare u shfaq dje në një ngjarje ekskluzive të mbajtur në ekspozitën TREDITECH, me seli në Torino, Itali.
Illyrian TSX nga Arrera, po konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi.
Ai është rritur në Itali, por është nga Komuna e Drenasit.
Supervetura e re ‘Illyrian Pure Sport’ ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.
Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.
Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave. /TV Arbëria
View this post on Instagram