Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sheshi nis të mbushet, flamujt e UÇK-së pushtojnë Prishtinën

Sheshi nis të mbushet, flamujt e UÇK-së pushtojnë Prishtinën

Rreth një orë para nisjes së protestës “JO NË EMRIN TIM”, shumë qytetarë kanë filluar të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit kanë sjellë me vete flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pankarta përmes të cilave po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës kundër vendimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale.

Tasholli ka deklaruar se sot “të gjitha rrugët çojnë” drejt Sheshit “Skënderbeu”, ku protesta është paralajmëruar të nisë në orën 16:00.

“Prej orës 16:00 ju pres të gjithëve në shesh! Për UÇK-në! Kundër padrejtësisë!”, ka deklaruar Tasholli.

Ndërkohë, numri i protestuesve në shesh po vazhdon të rritet, ndërsa atmosfera po karakterizohet nga flamujt e UÇK-së dhe mesazhet në mbështetje të çlirimtarëve.