Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sherri masiv me 2 të plagosur me thikë në Korçë, shkon në 8 numri i të arrestuarve

Sherri masiv me 2 të plagosur me thikë në Korçë, shkon në 8 numri i të arrestuarve

Një sherr masiv ndodhi të dielën në mbrëmje në një lokal në Korçë, ku u përdorën edhe thikat ndërsa mbetën të plagosur me thikë dy persona.

Ndërkohë, sipas raportimeve të Euronews Albania, thuhet se ka shkuar në 8 numri i të arrestuarve në lidhje me këtë ngjarje.

Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se personat e arrestuar kanë qenë pjesë e konfliktit masiv të ndodhur në një lokal në afërsi të Parkut të qytetit, sherr i cili ka nisur për motive banale, ku janë përdorur mjete prerëse dhe mjete të forta.

Kujtojmë që nga ky sherr kanë mbetur të plagosur Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro, ndërsa 3 nga 8 të arrestuarit janë: Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.