Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shërbimi grek, serb dhe maqedonas përfshihen në zhvillimet e brendshme të Shqipërisë

Shërbimi grek, serb dhe maqedonas përfshihen në zhvillimet e brendshme të Shqipërisë

Shërbimi informativ grek vazhdon të jetë aktiv në Shqipëri dhe, sipas informatave të Arbresh.info nga burime ndërkombëtare, dyshohet se qëndron prapa zhvillimeve dhe protestave të fundit në vend, të cilat, mes çështjeve të tjera, lidhen edhe me kundërshtimet ndaj projekteve turistike.

Këto burime bëjnë të ditur se shërbimi informativ i Maqedonisë së Veriut po ndihmon shërbimin informativ serb, i cili, sipas tyre, po vepron me synimin për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).

Sipas informatave të fundit, në këtë çështje dyshohet se është përfshirë edhe një shtet tjetër.

Arbresh.info kishte raportuar edhe në qershor të këtij viti se shërbimi grek dyshohet se përfshihet në zhvillimet e brendshme të Shqipërisë.

Sipas këtyre burimeve, shërbimi grek, prej më shumë se gjashtë muajsh, është marrë me çështjen e Zvërnecit dhe zhvillimin e Sazanit, duke u fokusuar në këto dy projekte. Sipas burimeve, synimi i dyshuar ishte krijimi i një situate të tensionuar, e cila do të pengonte realizimin e këtyre investimeve dhe do të ndikonte negativisht në proceset zhvillimore të Shqipërisë./Arbresh.info/